Zarif reagon ndaj deklaratës së Trump për mbështetjen e paqes në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80123-zarif_reagon_ndaj_deklaratës_së_trump_për_mbështetjen_e_paqes_në_botë
Donald Trump presidenti i Amerikës më 8 Maj shpalli tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ndërsa ditën e martë më 6 gusht shpalli vendosjen e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Gusht 08, 2018 06:25 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj deklaratës së Trump për mbështetjen e paqes në botë

Donald Trump presidenti i Amerikës më 8 Maj shpalli tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ndërsa ditën e martë më 6 gusht shpalli vendosjen e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit.

Aktualisht Donald Trump po mundohet të bindë vendet e tjera që të ndjekin dhe zbatojnë sanksionet e njëanshëm dhe të jashtëligjshme të Amerikës që siç pretendon ai kanë për qëllim vendosjen e paqes në botë. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan mbi atë se vendosja e sanksioneve kundër Iranit është për arritjen e paqes në botë ka thënë : Kjo nuk është hera e parë që një luftënxitës pretendon se ka nisur luftën për të vendosur paqen në botë. Me padyshim opinioni publik i botës nuk ke ka harruar se Amerika me pretendimet për paqe dhe miqësi u fut në luftë me Vietnamin që në fund ajo dështoi. Amerika me të tilla pretendime sulmoi Hiroshimën dhe Nagasakin dhe me të njëjtin pretendim mbështeti luftën e Sadam Huseinit kundër Iranit. Amerika në kohën e luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit me qëllim që të mbështesë agresorin por nën pretekstin e ndihmave për paqen, sulmoi avionin civil iranian me 290 udhëtarë nga anija luftarake Vincses në kohën kur avion po fluturonte mbi hapësirën ajrore të gjirit Persik. Përveç kësaj në kohën e luftës së imponuar, Amerika në emër të paqes, pajisi regjimin e Irakut me armë kimike të cilat më pas u përdorën kundër civilëve në Saradasht dhe Halabçe. Sot Amerika mbështet sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe mbështet krimet e Izraelit kundër popullit palestinez. Me të tilla veprime ajo përsëri pretendon se mbështet paqen dhe sigurinë në botë. Mirëpo sot qëndrimi i botës kundrejt Amerikës dhe kundrejt politikave të Trump është i irrituar dhe i shqetësuar. Gazeta Zvicerane duke reaguar ndaj lojës së Trump kundër Teheranit atë e ka cilësuar të rrezikshme dhe shkruan se pasojat e kësaj politike janë të paparashikueshme. Kjo gazetë shkruan se ne nuk duhet të përfshihemi nga iluzionet dhe shton se plumbi mund të kthehet mbrapa dhe të ketë pasoja të ndërsjella. Donald Trump flet mbi përpjekjet për paqen dhe sigurinë në një kohë kur John Bolton në mars të vitit 2015 në një intervistë për Nju Jork Times ka kërkuar bombardimin e Iranit. Sot Amerika synon të krijojë kushte që Irani të privohet nga tregtia e lirë me botën dhe të mos ketë akses tek dollari, floriri apo metalet e shtrenjta. Pas 90 ditësh në muajin nëntor, Donald Trump do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit me objektivin që eksportin e naftës iraniane ta çojë në kuotën 0. Përveç kësaj Amerika synon vendosjen e sanksioneve kundër bankave me qëllim që të pengojë transaksionet bankare të Iranit. Shumë analistë në të gjithë botën kanë kritikuar dhe dënuar sjelljen e Donald Trump kundrejt Iranit. Profesor Richard Nephw profesor I universitetit të Kolumbisë në nju Jork sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit I ka quajtur të pakuptimta dhe ka thënë se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Nuk është aspak në interes të Amerikës që të dobësojë marrëveshjen bërthamore me vendosjen e sanksioneve. Komentimi më i qartë mbi deklaratën e Donald Trump është mesazhi i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif i cili në rrjetin e tij social Twitter ka thënë: Kini parasysh se marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë një konkurs i bukur dhe me sfida të lodhshme për dëshirën për paqe në botë.