Zarif: Bota nuk dëshiron të zbatojë sanksionet e SHBA kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80134-zarif_bota_nuk_dëshiron_të_zbatojë_sanksionet_e_shba_kundër_iranit
Ministri i jashtëm i Iranit, duke theksuar se bota nuk dëshiron të zbatojë sanksionet anti-iraniane të SHBA, deklaroi se sot, vende të ndryshme të botës janë duke kundërshtuar fuqishëm këto sanksione.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2018 14:36 Europe/Tirane
  • Zarif: Bota nuk dëshiron të zbatojë sanksionet e SHBA kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Iranit, duke theksuar se bota nuk dëshiron të zbatojë sanksionet anti-iraniane të SHBA, deklaroi se sot, vende të ndryshme të botës janë duke kundërshtuar fuqishëm këto sanksione.

Mohamed Xhevad Zarif në një konferencë me gazetarë të zhvilluar sot (e mërkurë), duke theksuar se SHBA nuk janë të besueshme, ka shtuar: "Për sa kohë që pretendimet e Donald Trump për negociata me Iranin nuk kanë kuptim, po ashtu edhe pretendimet e tij për të ushtruar presion ndaj Iranit do të jenë të pakuptimta". Zarif ka shtuar se amerikanët kurrë nuk kanë qenë të sinqertë me Iranin, prandaj edhe propozimi i Trump për të negociuar me Iranin është një lëvizje propagandistike. Ministri i jashtëm i RII më tej ka shtuar: "Një arsye që dëshmon se Trump ka armiqësi me popullin iranian është fakti se presidenti i SHBA sanksionet e para që i ka imponuar kundër Iranit, janë ato kundër avionëve". Zarif po ashtu ka folur edhe për negociatat e Iranit me evropianët në lidhje me marrëveshjen bërthamore, duke thënë se evropianët duhet të tregojnë vullnet politik dhe të veprojnë konkretisht për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.