Donald Trump flet përçart: Irani ka ndryshuar shumë
Donald Trump presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me një deklaratë qesharake ka thënë se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është bërë shkak që Irani të ndryshojë shumë.
Edhe më herët presidenti amerikan ka deklaruar se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka çuar në ndryshimin e sjelljes dhe uljen e aktiviteteve të Iranit në rajon. Donald Trump më 8 maj shpalli daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Ky veprim i presidentit amerikan është dënuar si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës. Deklarata qesharake e Trump mbi uljen e aktiviteteve të Iranit në rajon jepet në kohën kur autoritetet e Republikës Islamike të Iranit kanë theksuar shumë herë se Irani si një prej vendeve me ndikim dhe i fuqishëm në rajon do të nxitojë për të ndihmuar në kërkesën e nevojtarëve dhe vendeve për tu përballur me krizat, luftën dhe terrorizmin. Irani për tu përballur me terrorizmin të cilin e mbështet Amerika dhe aleatët e saj në Irak dhe në Siri me kërkesë zyrtare të këtyre vendeve ka dërguar konsulentë ushtarakë, gjë e cila nuk pranohet në asnjë mënyrë nga Amerika. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 dhe në Irak në vitin 2014 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.