Kompanitë farmaceutike franceze dhe zvicerane vazhdojnë aktivitetin e tyre në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80161-kompanitë_farmaceutike_franceze_dhe_zvicerane_vazhdojnë_aktivitetin_e_tyre_në_iran
Kompanitë farmaceutike të Zvicrës dhe Francës kanë deklaruar se me gjithë sanksionet amerikane ato do të vazhdojnë aktivitetin e tyre ekonomik në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 10, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Kompanitë farmaceutike franceze dhe zvicerane vazhdojnë aktivitetin e tyre në Iran

Kompanitë farmaceutike të Zvicrës dhe Francës kanë deklaruar se me gjithë sanksionet amerikane ato do të vazhdojnë aktivitetin e tyre ekonomik në Iran.

Kompania farmaceutike Reche e Zvicrës ditën e enjte me një deklaratë të saj njoftoi se do të vazhdojë bashkëpunimin e saj ekonomik me Iranin. Ndërsa kompania farmaceutike e Francës Sanofi ka thënë se do t’i qëndrojë plotësisht kontratës së saj me qeverinë iraniane. Nga ana tjetër kompania ndërkombëtare Nestle e Zvicrës gjithashtu ka deklaruar se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe aktivitetin e saj në Iran pa asnjë problem. Amerika prej 7 gushtit ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit. Vendimi për vendosjen e sanksioneve erdhi pas dekretit të presidentit amerikan më 8 maj ku ai shpalli largimin dhe tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Rusia, Kina, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar këtë veprim të presidentit amerikan dhe kanë theksuar se do të vazhdojë mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore.