Kina mbron marrëdhëniet tregtare me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80213-kina_mbron_marrëdhëniet_tregtare_me_iranin
Kina, konsumatori më i madh i naftës së Iranit, deklaroi se bashkëpunimi tregtar midis dy palëve nuk dëmton interesat e vendeve të tjera dhe si rrjedhim, duhet të mbrohet nga sanksionet e njëanshme të SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 11, 2018 15:49 Europe/Tirane
  • Kina mbron marrëdhëniet tregtare me Iranin

Kina, konsumatori më i madh i naftës së Iranit, deklaroi se bashkëpunimi tregtar midis dy palëve nuk dëmton interesat e vendeve të tjera dhe si rrjedhim, duhet të mbrohet nga sanksionet e njëanshme të SHBA.

Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë të lëshuar të shtunën theksoi se lidhjet e biznesit të Pekinit me Teheranin janë "të arsyeshme" dhe nuk shkelin rezolutat e OKB-së. "Për një kohë të gjatë, Kina dhe Irani kanë pasur bashkëpunim të hapur, transparent dhe normal në fushën e biznesit, tregtisë dhe energjisë, i cili është i arsyeshëm, i drejtë dhe i ligjshëm", thuhet në deklaratë. Ministria e Jashtme kineze gjithashtu shprehu kundërshtimin e saj ndaj sanksioneve të njëanshme të SHBA duke thënë se sanksionet dhe kërcënimet nuk do të zgjidhnin çështjen e Iranit. "Vetëm dialogu dhe negociatat janë rruga e vërtetë për zgjidhjen e çështjes," vuri në dukje Ministria e Jashtme e Kinës. Kina blen pothuajse 650,000 fuçi naftë në ditë nga Irani që vlen rreth 15 miliardë dollarë në vit.