Ruhani: Vendet e detit Kaspik kanë kapacitete të mira për bashkëpunim
(last modified Sun, 12 Aug 2018 07:11:39 GMT )
Gusht 12, 2018 09:11 Europe/Tirane
  • Ruhani: Vendet e detit Kaspik kanë kapacitete të mira për bashkëpunim

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke folur mbi potencialet dhe kapacitetet e vendeve të detit Kaspik për bashkëpunim mes tyre, ka thënë se takimi i krerëve të vendeve të detit Kaspik, është një takim tepër i rëndësishëm për fatin e këtij deti.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit përpara se sa të nisej për në qytetin Aktau të Kazakistanit, ku do të marrë pjesë në takimin e krerëve të vendeve të detit Kaspik, theksoi se kjo vizitë bëhet me ftesë zyrtare të Nur Sulltan Nazar’bajev president i Kazakistanit dhe shtoi: Në këtë takim do të merret vendimin për regjimin e statusit juridik të detit Kaspik. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se deti Kaspik ka naftë dhe gaz dhe shtoi: Bashkëpunimi mes vendeve për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e naftës dhe të gazit dhe për transferimin e këtyre produkteve janë ndër ato raste bashkëpunimi që po analizohet nga vendet që lagen nga deti Kaspik. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha se përcaktimi i regjimit juridik të detit Kaspik është i rëndësishëm për lidhjen e këtyre 5 vendeve si dhe për korridoret e transitit të mallrave në Azinë Qendrore dhe në Gjirin Persik. Vlen të theksohet se takimi i krerëve të 5 vendeve të detit Kaspik do të mbahet sot në qytetin Aktau të Kazakistanit.

 

 

Tags