Zarif: Negociatat amerikane nuk ofrojnë asgjë, përveç propagandës
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë se propozimi i kohëve të fundit nga Shtetet e Bashkuara për të hyrë në negociata me Iranin lidhur me çështjen bërthamore të Teheranit, ndërsa nga ana tjetër ri-vendosen sanksione ndaj Iranit, nuk është asgjë tjetër veç propagandës.
"Irani kurrë nuk do të ndryshojë politikat e veta në rajon nën sanksione dhe presione të SHBA”, ka thënë Zarif gjatë një interviste me kanalin televiziv Al Jazeera të hënën. Duke theksuar se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga sanksionet kundër Teheranit, ministri i jashtëm i Iranit ka shtuar se "Irani kurrë nuk do të mbajë negociata për programin e tij raketor, sepse raketat tona nuk e kërcënojnë askënd". Presidenti amerikan Donald Trump tha më 30 korrik se ai është i gatshëm të takohet me homologun e tij iranian, Hasan Ruhani, "sa herë që Ruhani dëshiron". Zarif tha se SHBA ka nisur një luftë ekonomike kundër Iranit dhe Turqisë, duke theksuar se Teherani do të qëndrojë plotësisht pranë Ankarasë në konfrontimin e saj me Uashingtonin.