Irani, destinacioni i udhëtimit të parë të huaj të Imran Khan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80281-irani_destinacioni_i_udhëtimit_të_parë_të_huaj_të_imran_khan
Imran Khan do të vizitojë Iranin pas zgjedhjeve parlamentare të 25 korrikut në Pakistan, njofton gazeta pakistaneze Noay, duke cituar një burim diplomatik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2018 04:43 Europe/Tirane
  • Irani, destinacioni i udhëtimit të parë të huaj të Imran Khan

Imran Khan do të vizitojë Iranin pas zgjedhjeve parlamentare të 25 korrikut në Pakistan, njofton gazeta pakistaneze Noay, duke cituar një burim diplomatik.

Ky udhëtim do të zhvillohet pas inaugurimit të Imran Khan. Inagurimi i Imran Khan do të mbahet më 18 gusht. Imran Khan do të udhëtojë për në Arabinë Saudite pas Iranit. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Islamabad, Mahdi Arnardostat, u takua me Imran Khan më 4 gusht dhe i paraqiti atij ftesën zyrtare të z. Hasan Ruhani, Presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Imran Khan gjithashtu pranoi ftesën dhe tha: Islamabadi dëshiron të zgjerojë marrëdhëniet me Iranin. Zgjedhjet parlamentare pakistaneze u mbajtën më 25 korrik. Partia "Tahrik Ansaf", e udhëhequr nga Imran Khan, fitoi zgjedhjet me 115 vende në Asamblenë Kombëtare.