Kasemi: Trump i sëmurë pas sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80307-kasemi_trump_i_sëmurë_pas_sanksioneve
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë: Presidenti amerikan Donald Trump për arsyen më të vogël synon të sanksionojë vendet tjera, kjo është një sëmundje e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2018 04:29 Europe/Tirane
  • Kasemi: Trump i sëmurë pas sanksioneve

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë: Presidenti amerikan Donald Trump për arsyen më të vogël synon të sanksionojë vendet tjera, kjo është një sëmundje e tij.

Behram Kasemi në një intervistë me agjensinë e lajmeve IRIB, duke folur mbi sanksionet e SHBA kundër vendeve të tjera dhe Iranit, ka shtuar se Trump duket se ka një sëmundje, sepse, përveç Iranit, ai ka vendosur sanksione edhe ndaj Turqisë, Rusisë dhe shumë vendeve tjera dhe ai ndjek politikat e sanksioneve që janë të rreme, të paligjshme dhe në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare që përfundimisht çojnë në humbje Shtetet e Bashkuara. Kasemi tha se komuniteti ndërkombëtar dhe vetë populli amerikan nuk do të përkrahet këto veprime të Trump.