Pas largimit nga marrëveshja bërthamore, SHBA-ja është izoluar
Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, tha se Shtetet e Bashkuara u izoluan kur braktisën marrëveshjen bërthamore me Iranin.
"Sot, aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara, përveç disa prej fqinjëve tanë, nuk janë më të lidhur me Uashingtonin," tha Zarif gjatë një interviste televizive. Ai shtoi se tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore ka demonstruar përsosmërisht izolimin e vendit në skenën botërore. "SHBA po përpiqet të krijojë një atmosferë të luftës psikologjike" kundër Iranit, tha Zarif. "Në thelb qëllimi i përgjithshëm është të ndikojë psikologjikisht në vendin tonë dhe të ndikojë në vibrimin psikologjik të partnerëve tanë tregtarë anembanë globit", tha ministri i jashtëm iranian, duke theksuar se "bota nuk është e gatshme të ndjekë SHBA-në." Zarif vuri në dukje se BE deri më tani ka përmbushur angazhimet e tij, por ata duhet të "lëvizin përtej fjalëve". "Europianët thonë se marrëveshja bërthamore është një arritje e sigurisë për ta, mirë, ju duhet të paguani për sigurinë tuaj, askush nuk gjen siguri pa investuar," shtoi ai.