Presidenti iranian dërgon mesazh ngushëllimi për homologun e tij italian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80362-presidenti_iranian_dërgon_mesazh_ngushëllimi_për_homologun_e_tij_italian
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka dërguar mesazh ngushëllimit për presidentin e Italisë për shkak të ngjarjes së rrëzimit të urës në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 17, 2018 03:42 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian dërgon mesazh ngushëllimi për homologun e tij italian

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka dërguar mesazh ngushëllimit për presidentin e Italisë për shkak të ngjarjes së rrëzimit të urës në këtë vend.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin drejtuar Sergio Mattarella shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe shpresoi në shëndetin, suksesin dhe dinjitetin e popullit italian dhe të presidentit të Italisë. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë prej 12 muajsh në rajonin e Ligurias, si kundërpërgjigje ndaj shembjes së një ure në Genova. Ai tha gjithashtu se do të akordojë 5 milionë euro shtesë nga fondet qendrore, për t’ia dhuruar këtij rajoni. Adminsitrata rajonale ka kërkuar veprime të menjëhershme pas shembjes së urës, ku mbetën të vdekur 39 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Më shumë se 400 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa 15 vetë po trajtohen në spital, 9 prej të cilëve në gjendje kritike. Ekipet e shpëtimit tashmë kanë pak shpresa se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën rrënojat e urës “Morandi”, ku pothuajse 40 makina ranë nga një lartësi prej 45 metrash, pas shembjes së një pjese të urës. Pas asaj që ndodhi në Xhenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe frika për gjendjen e infrastrukturës në të gjithë Evropën me ekspertët që paralajmërojnë se disa ura të rëndësishme në kontinent janë në gjendje kritike.