Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Vjenë: Evropianët janë kundër njëanshmërisë amerikane
Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, tha se vendet evropiane duhet të jenë në gjendje të përballojnë unilateralizmin amerikan.
Kazem Gharib Abadi, në një takim të zhvilluar me Leigh Turner, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar për organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, si dhe me David Hall, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i këtij vendi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ka thënë: Pozicionet parimore të britanikëve në mbështetje të marrëvehsjes bërthamore janë një shenjë e qartë e suksesit të diplomacisë multilaterale. Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë duke iu referuar bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ka thënë: "ANEA dhe palët e marrëveshjes bërthamore janë të detyruar t'i japin Iranit përfitimet ekonomike pa krijuar asnjë pengesë.