Kina do të kundërshtojë presionet e SHBA ndaj Teheranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80457-kina_do_të_kundërshtojë_presionet_e_shba_ndaj_teheranit
Gazeta franceze 'Le Journal du dimanche' shkruan se Pekini do të ruajë qëndrimet e tij kundër politikave anti-iraniane të Uashingtonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2018 17:29 Europe/Tirane
  • Kina do të kundërshtojë presionet e SHBA ndaj Teheranit

Gazeta franceze 'Le Journal du dimanche' shkruan se Pekini do të ruajë qëndrimet e tij kundër politikave anti-iraniane të Uashingtonit.

Raporti thekson se në një kohë kur tarifat doganore i kanë bërë marrëdhëniet ekonomike të Kinës dhe SHBA tejet të komplikuara, Pekini do të ruajë qëndrimet e tij kundër presioneve të Uashingtonit ndaj Teheranit. E përjavshmja franceze shkruan se Kina ka shtuar qëndrimet e saj kundër SHBA dhe synon të mbajë marrëdhëniet e saj tregtare me Iranin. Ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, të premten e quajti marrëveshjen bërthamore të Iranit si një arritje e madhe në përputhje me interesat e bashkësisë ndërkombëtare. Komentet e ministrit kinez ishin në reagim ndaj kërcënimeve të SHBA për sanksionimin e vendeve që vazhdonin transaksionet me Iranin. Qëndrimet kineze janë të kënaqshme për Iranin dhe Teherani ka falënderuar Kinën për qëndrimet e saj konstruktive për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.