Zarif uron për festën e Kurban Bajramit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80465-zarif_uron_për_festën_e_kurban_bajramit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter, ka uruar myslimanët e botës për festën e Kurban Bajramit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 21, 2018 08:59 Europe/Tirane
  • Zarif uron për festën e Kurban Bajramit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter, ka uruar myslimanët e botës për festën e Kurban Bajramit.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij ka thënë: Në periudhën e problemeve dhe në kohën kur disa përpiqen për të krijuar përçarje në mesin e myslimanëve, bota islame është mbledhur për të festuar festën e Kurban Bajramit. Këtë festë ua uroj të gjithë myslimanëve kudo në botë. Më 22 gusht që përkon me 10 dhilhaxhe të vitit 1439, është festa e Kurban Bajramit një prej festave më të mëdha të myslimanëve. Në festën e Kurban Bajramit haxhinjtë vizitorë të Shtëpisë së Zotit, me urdhër të Tij dhe për pëlqimin e Tij kryejnë kurban dhe mbajnë gjallë kujtimin e profetit të madh hyjnor hazretit Ibrahim (as).