Kasemi: Trump po përballet me një numër perspektivash
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë: "Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk mund të bëjë çfarë të dojë, sepse ka shumë vende në botë me shumë perspektiva".
Z. Behram Kasemi të enjten në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, ka deklaruar: Pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore, politikat e Donald Trump janë izoluar edhe më shumë, sepse ka shkelur një marrëveshje ndërkombëtare pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare si dhe ka shkelur rezolutën e OKB dhe pikëpamjet e aleatëve të tij. Kasemi ka thënë: "Në të vërtetë, politikat e shteteve të tjera, veçanërisht të vendeve anëtare të BE-së, do të kenë një ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare, në varësi të nivelit të komunikimit midis tyre dhe Shteteve të Bashkuara dhe mund të moderojnë politikat e Trump-it, në mënyrë që ai të njihet me realitetet e botës së sotme, Lindjen e Mesme, Azinë Perëndimore dhe Iranin.