Presidenti i Republikës Islamike të Iranit rilidh besën me imam Khomeinin(ra)
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar të Iranit, ka vizituar mauzoleun e imam Khomeinit (ra) dhe ka rilidhur besën me aspiratat e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
Hasan Ruhani, presidenti I Republikës Islamike të Iranit së bashku me disa nga anëtarët e qeverisë në ditën e dytë të javës së qeverisë në Iran, vizitoi mauzoleun e imam Khomeinit (ra) dhe pasi ka vendosur kurorë me lule ka rilidhur besën me aspiratat e imam Khomeinit(ra). Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe anëtarët e qeverisë gjithashtu kanë dërguar përshëndetje për Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ish kreu i Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit si dhe për martirët e revolucionit islamik. Kreu i ekzekutivit të Iranit dhe ekipi i qeverisë kanë vizituar varri e martirëve Muhamed Ali Raxhai, Muhamed Xhevad Bahanar dhe Muhamed Husein Beheshti dhe kanë shprehur nderime për martirët e tjerë. Muhamed Ali Raxhai, ish president dhe Muhamed Xhavad Bahanar ish kryeministër i Iranit janë vrarë në një sulm terrorist në vitin 1981 në zyrën e kryeministrisë. Sulmi është kryer nga grupi terrorist MEK. Nga 24 gushti deri më 30 gush në Iran është shpallur java e qeverisë.