Ministri iranian i mbrojtjes viziton Sirinë
Ministri iranian i mbrojtjes në krye të një delegacioni të lartë po zhvillon një vizitë në Siri.
Disa funksionarë të lartë të mbrojtjes, komandantë ushtarake dhe forca të armatosura të Sirisë kanë pritur gjeneral Amir Hatami dhe delegacionin që e shoqëron atë në Damask. Amir Hatami ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit viziton Sirinë me ftesë të kolonel Ali Ajub dhe gjatë qëndrimit në Damask do të takohet me presidentin Bashar Asad, kryeministrin Emad Khamis dhe ministrin e mbrojtjes Ali Ajub. Në kuadër të vizitës së tij Siri ministri iranian i mbrojtjes do të vizitojë varrezat e dëshmorëve. Gjatë takimeve me funksionarët e lartë të Sirisë, ministri i mbrojtjes do të diskutojë mbi zhvillimet në rajon, luftën kundër terrorizmit, forcimin e rezistencës dhe rrugët e zgjerimit të bashkëpunimit Teheran-Damask sidomos në fushën ushtarake. Gjithashtu pritet që ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit dhe ai i Sirisë të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi.