Takimi i ministrave të mbrojtjes të RII dhe Sirisë
Ministri i mbrojtjes i Iranit në takimin e zhvilluar me ministrin e mbrojtjes të Sirisë, ka thënë se Republika Islamike e Iranit nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë, për shkak të sigurisë në vend dhe për të ndihmuar stabilizimin e rajonit.
Amir Hatami të dielën në takimin e zhvilluar në Damask me homologun e tij sirian Ali Ajub, ka thënë: Çlirimi i Sirisë nga terrorizmi do të sigurojë rajonin dhe do të eliminojë arsyetimet për ndërhyrjen e të huajve. Hatam ka thënë: Vendet transatlantike po përpiqen të nxisin ndarjen dhe paqëndrueshmërinë e Sirisë dhe Republika Islamike e Iranit nuk do të anashkalojë asnjë përpjekje për të stabilizuar këtë vend. Ministri i mbrojtjes i RII duke thënë se nëse nuk do të ishte ndihma miqësore e Iranit për Sirinë, ky vend nuk do të mund i vetëm të fitonte luftën kundër terrorizmit dhe ka shtuar: Marrëdhëniet dypalëshe midis Iranit dhe Sirisë janë duke u zgjeruar dhe të dy vendet po përdorin përvojat e njëri-tjetrit. Nga ana e tij, ministri sirian i mbrojtjes ka thënë: Fitoret në Siri kanë qenë burim i shqetësimeve për armiqtë me në krye Shtetet e Bashkuara dhe regjimin sionist.