Prania e Iranit në Siri do të vazhdojë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80643-prania_e_iranit_në_siri_do_të_vazhdojë
Forcat mbrojtëse të RII në Siri do të vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë vend, në bazë të kushteve të mbrojtjes dhe marrëveshjes teknike midis Teheranit dhe Damaskut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Prania e Iranit në Siri do të vazhdojë

Forcat mbrojtëse të RII në Siri do të vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë vend, në bazë të kushteve të mbrojtjes dhe marrëveshjes teknike midis Teheranit dhe Damaskut.

Një marrëveshje mbi mbrojtjen dhe bashkëpunimin teknik midis Iranit dhe Sirisë u nënshkrua nga Amir Hatami, ministri mbrojtjes i Iranit dhe homologu i tij sirian Ali Ajub, më 26 gusht në Damask. Gjeneral Abulkasem Ali Nezhad, komandant i forcave ushtarake iraniane në Siri, të martën, duke thënë se zhvillimi dhe konsolidimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes midis Teheranit dhe Damaskut ndihmon në arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ka shtuar: "Mbështetja e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sirisë është theksuar gjithashtu në marrëveshjen e mbrojtjes dhe bashkëpunimit teknik midis Iranit dhe Sirisë. Ai ka shtuar: Gjatë gjithë krizës në Siri janë dëmtuar të gjitha fabrikat e Ministrisë së mbrojtjes siriane, ku Irani tani është duke ndihmuar në rindërtimin e këtyre fabrikave.  Amir Hatami të dielën në takimin e zhvilluar me Bashar Asad shprehu shpresën se me çlirimin e pjesëve të mbetura të territorit sirian nga okupimi i terroristëve, rajoni do të shpëtoj nga terroristët dhe sirianët e zhvendosur do të kthehen në shtëpitë e tyre.