Zarif i përgjigjet kërcënimit të kryeministrit të regjimit sionist
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit kërcënimet e kryeministrit të regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit i ka cilësuar të tepruara dhe përtej arrogancës.
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter pasi ka përmendur një pjesë të deklaratës kërcënuese të kryeministrit të regjimit sionist i cili ka thënë se ushtria izraelite do të godasë me të gjithë fuqinë e saj objektet bërthamore të Iranit ka shkruar: Irani, një vend që nuk posedon armë atomike, kërcënohet se do të eliminohet dhe shkatërrohet nga një luftënxitës i cili vetë ka armë atomike. Kjo çështje është përtej arrogancës dhe veprim i tepruar. Më herët ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij me rastin e ditës botërore të përballjes me testimet atomike ka thënë: Në kohën kur bota përkujton ditën ndërkombëtare të përballjes me testimet atomike, të vetmit posedues të armëve atomike në rajon janë Amerika dhe regjimi i Izraelit. Kryeministri i regjimit sionist kërcënon me sulm kundër Iranit në kohën kur ushtria e regjimit sionist në luftën 33 ditore të vitit 2006 kundër Libanit ka pësuar një disfatë të rëndë përballë Hezbullahut. Megjithatë autoritetet ushtarake të Iranit kanë thënë se nëse Izraeli ndërmerr ndonjë veprim të gabuar, atëherë të gjitha territoret e shkelura nga sionistët mes tyre Tel Avivi do të bëhen rrafsh me tokën.