ANEA raporton se Irani po zbaton paktin bërthamor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80684-anea_raporton_se_irani_po_zbaton_paktin_bërthamor
Irani ka zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që ka nënshkruar me 6 fuqitë botërore, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga ky pakt, ka thënë një vëzhgues bërthamor i ANEA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 30, 2018 14:26 Europe/Tirane
  • ANEA raporton se Irani po zbaton paktin bërthamor

Irani ka zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që ka nënshkruar me 6 fuqitë botërore, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga ky pakt, ka thënë një vëzhgues bërthamor i ANEA.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, i publikuar më 30 gusht, është shkresa e dytë prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin maj për tërheqjen e Uashingtonit nga pakti dhe për rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Në raportin e fundit, ANEA ka thënë se inspektorët e saj kanë pasur qasje “në të gjitha zonat dhe lokacionet në Iran”, ashtu siç është e paraparë në marrëveshje. Teherani thotë se evropianët duhet të japin "garanci praktike" se dividentët e saj ekonomik të marrëveshjes do të mbeten të paprekur mes përpjekjeve të SHBA.-së për të bwrw më shumë presione ekonomike ndaj Republikës Islamike.