Urime për ditëlindjen e imam Musa Kazem (as)
Sot më 20 Dhilhaxhe të vitit 1439 sipas kalendarit hënor që përkon me 1 shtatorin 2018 është përvjetori i lindjes së imam Musa Kazem (as) imami i 7-të i myslimanëve shiitë të botës.
Imam Musa Kazem (as) ka lidur më 20 Dhilhaxhe të vitit 128 sipas kalendarit hënor në fshatin Abua që ndodhet mes Mekës dhe Medinës. Ai pas martirizimit të babait të tij d.m.th. imam Xhafar Sadiku (as), imami i gjashtë i myslimanëve shiitë të botës, mori përsipër përgjegjësinë e drejtimit të myslimanëve. Imam Musa Kazem (a.s.) ishte i njohur në dituri, modesti, sinqeritet dhe bujari të pashoq. Imami i shtatë i myslimanëve shiitë duke mbledhur transmetimet, hadithet dhe njohurit shkencore të babait të tij të nderuar, Imam Xhafar Sadik (a.s.), si dhe duke udhëzuar myslimanët shiitë në rrugën e drejtë, ka dhënë një kontribut të madh për forcimin e mësimeve islame të cilat ishin sistemuar dhe përhapur në mënyrë të gjerë gjatë kohës së Imam Xhafar Sadik (a.s.). Besimtarët myslimanë të Iranit me këtë rast duke marrë pjesë në ceremonitë që organizohen në xhami dhe në vendet e tjera fetare, festojnë përvjetorin e lindjes së Imam Musa Kazem (a.s). Me këtë rast Radiotelevizioni Shtetëror i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë besimtarëve myslimanë dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) përvjetorin e lindjes së Imam Musa Kazem (a.s.).