Zarif: Do t'i përmbysim komplotet e Amerikës
Shtator 01, 2018 16:20 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i Iranit, duke ju referuar veprimeve armiqësore të Shteteve të Bashkuara kundër Teheranit, theksoi: Irani përmes masave të zgjuara, do t'i kalojë të gjitha komplotet e SHBA.
Mohamed Xhevad Zarif duke ju referuar sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Iranit, ka thënë: Veprimet armiqësore të amerikanëve kanë shkaktuar zemërim tek evropianët dhe ata synojnë të përballet me veprimet arrogante të SHBA. Zarif duke thënë se amerikanët po tentojnë të krijojnë një atmosferë politikë dhe një luftë psikologjike kundër Iranit, ka shtuar: Mënyra sesi SHBA janë duke vepruar, ka ndikuar në humbjen e besueshmërisë së qeverisë aktuale të këtij vendi.
Tags