Erakci: Takimi i Astana-s mbi Sirinë është shumë premtues
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80803-erakci_takimi_i_astana_s_mbi_sirinë_është_shumë_premtues
Zëvendësministri i jashtëm për çështje politike i RII, z. Abas Erakci, tha të martën se negociatat e Astanës në të cilat marrin pjesë Republika Islamike e Iranit, Turqia dhe Rusia kanë ndikuar në realizimin e një përparimi shumë premtues në luftën kundër terrorizmit dhe zvogëlimin e tensioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 04, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Erakci: Takimi i Astana-s mbi Sirinë është shumë premtues

Zëvendësministri i jashtëm për çështje politike i RII, z. Abas Erakci, tha të martën se negociatat e Astanës në të cilat marrin pjesë Republika Islamike e Iranit, Turqia dhe Rusia kanë ndikuar në realizimin e një përparimi shumë premtues në luftën kundër terrorizmit dhe zvogëlimin e tensioneve.

Erakci i bëri këto deklarata në një fjalim televiziv të martën duke folur mbi rezultatin e negociatave të Astanas. Ai tha se bisedimet e Astanës rifilluan përmes pranisë aktive të Iranit, Turqisë dhe Rusisë. Krahas bisedimeve të Astana, "ne ishim dëshmitarë të rifillimit të bisedimeve të Gjenevës", në të cilën vendet perëndimore nuk arritën të ftojnë Iranin, por rezultati i negociatave të tilla nuk dha fryt, tha ai. Bisedimet e Gjenevës u bënë një qendër për ato vende që luajnë rol destruktiv në Siri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për të mbështetur terroristët, tha Erakci.