Zarif: Ndryshimi i pozicionimit të regjimit Trump, qesharake
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi ka hedhur poshtë deklaratën e fundit dhe kontradiktore të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, pozicionimin e ri të Shtëpisë së Bardhë e ka quajtur qesharake.
Muhamed Xhavad Zarif, në një mesazh të tij në Twitter ndryshimin e pozicionimit të regjimit Trump e ka quajtur me të vërtetë qesharake. Prej mëse një jave deklaratat e tij (Trump) janë përqendruar në atë se ne po shpenzojmë jashtë kufijve. Javës tjetër ai thotë se ne nuk kemi mbështetur mjaftueshëm palestinezët, tha në fjalën ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Pompeo në një deklaratë të tij ka pretenduar se Amerika që nga viti 1994 e deri tani ka shpenzuar për palestinezët 6.3 miliard dollarë, ndërsa Irani nuk ka dhënë ndihmë të mjaftueshme. Kjo deklaratë e sekretarit amerikan të shtetit bëhet në kohën kur vitin e fundit Uashingtoni ka ndërmarrë çdo lloj vendimi për të shkatërruar çështjen e Palestinës ku prej tyre janë njohja zyrtare e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, transferimi i ambasadës amerikane në këtë qytet, si dhe ndërprerja e ndihmave financiare për agjencinë ndihmuese të emigrantëve palestinezë UNRWA. Populli dhe grupet palestineze shumë herë kanë deklaruar se politikat amerikane kundrejt Palestinës janë armiqësore. Ata gjithashtu kanë falënderuar disa herë Republikën Islamike të Iranit për ndihmat e saj ndaj popullit palestinez.