Xha’afari: Sulmi ndaj bazës së terroristëve përcjell një mesazh me kuptim
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81064-xha’afari_sulmi_ndaj_bazës_së_terroristëve_përcjell_një_mesazh_me_kuptim
Një prej komandantëve të forcave të gardës revolucionare ka thënë se hakmarrja e fundit e gardës revolucionit të Iranit kundër terroristëve në rajonin e Kurdistanit të Irakut, u ka përcjellë dhe u ka dhënë një mesazh të qartë dhe të rëndësishëm armiqve të Iranit Islamik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 13, 2018 05:24 Europe/Tirane
  • Xha’afari: Sulmi ndaj bazës së terroristëve përcjell një mesazh me kuptim

Një prej komandantëve të forcave të gardës revolucionare ka thënë se hakmarrja e fundit e gardës revolucionit të Iranit kundër terroristëve në rajonin e Kurdistanit të Irakut, u ka përcjellë dhe u ka dhënë një mesazh të qartë dhe të rëndësishëm armiqve të Iranit Islamik.

Muhamed Ali Xha’afari, komandant i gardës revolucionare të Iranit, në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror të Iranit ka thënë: Goditja e bazës së terroristëve në Irak, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë armiqtë dhe sidomos ato superfuqi që kujtojnë se me teknologjitë e tyre të ndryshme mund të frikësojnë kombin iranian dhe mund të arrijnë objektivat e tyre duke imponuar kërkesat e veta kombit iranian. Komandanti i forcave të gardës revolucionare ndër të tjera ka thënë: Garda Revolucionare me kapacitetet e saj zbuluese, informative, pajisjet e përpikta raketore dhe teknologjinë ajrore, ka arritur të marrë hakun e gjakut të martirëve iranianë në Marivan dhe martirëve të tjerë në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Ata që ndodhen në distancën 2 mijë km larg kufijve të Iranit duhet ta dinë se të gjitha raketat e gardës revolucionare kanë precizion të lartë. Ditën e shtunë në një operacion të suksesshëm është goditur qendra ku organizohej mbledhja e krerëve të grupeve vandale dhe kriminale dhe qendra e trajnimit të terroristëve. Sulmi është kryer me 7 raketa me rreze të shkurtër veprimi. Në deklaratën e nxjerrë nga Garda Revolucionare thuhet: Pasi krerët e këtyre grupeve nuk i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimeve serioze të funksionarëve të rajonit të Kurdistanit të Irakut, mbi vendimin e prerë të Iranit për të shkatërruar bazat e tyre dhe për t’i dhënë fund vandalizmave, krimeve, agresioneve dhe akteve terroriste kundër Iranit, njësiti raketor dhe i dronëve të gardës revolucionare, ka sulmuar me raketa qendrën e thurjes së komploteve kundër sigurisë kombëtare të Iranit. Në këtë sulm janë vrarë me dhjetëra kryetare të grupeve terroriste.