Gjeneral Selami: Amerika është izoluar më shumë se kurdoherë tjetër
Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare të Iranit, vuri në dukje se armiqtë e Iranit janë dobësuar shumë dhe shtoi se Amerika sot është izoluar më shumë se kurdoherë tjetër dhe ajo është në armiqësi me shumë vende të botës si Kina, Rusia, Kanadaja, Turqia dhe Evropa.
Gjeneral Husein Selami, ndër të tjera tha se rezistenca e kombit iranian përgjatë 40 viteve të kaluara, ka neutralizuar të gjitha komplotet e arrogancës botërore kundër Revolucionit Islamik dhe uniteti i kombit iranian është bërë shkak për izolimin e Amerikës. Zv/komandanti i gardës revolucionare tha se opsioni i luftës kundër Iranit është anuluar pasi asnjë vend nuk është i gatshëm t’i bashkohet Amerikës pasi ky vend nuk plotëson kushtet e luftës. Ai ndër të tjera përmendi sulmin raketor ndaj bazës së krerëve të grupeve terroriste në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe tha: Nëse armiqtë duan të ndërmarrin ndonjë veprim kundër Republikës Islamike të Iranit, përgjigjja e Iranit do të jetë dërmuese. Gjeneral Selami gjithashtu tha se sukseset e rezistencës në Palestinë, Irak dhe Siri janë bërë shkak për unitetin dhe bashkimin e vendeve islamike.