Ulja e kuotës së shtijes së naftës iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81164-ulja_e_kuotës_së_shtijes_së_naftës_iraniane
Prej kohësh Amerika ka nisur përpjekjet e saj për të detyruar kompanitë e vogla që të mos blejnë naftë nga Irani dhe njëkohësisht ka kontaktuar me krerët e vendeve të tjera për t’i bindur ata që të mos blejnë naftë nga Irani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2018 04:38 Europe/Tirane
  • Ulja e kuotës së shtijes së naftës iraniane

Prej kohësh Amerika ka nisur përpjekjet e saj për të detyruar kompanitë e vogla që të mos blejnë naftë nga Irani dhe njëkohësisht ka kontaktuar me krerët e vendeve të tjera për t’i bindur ata që të mos blejnë naftë nga Irani.

Husein Kazem’pur Ardebili, përfaqësuesi i Iranit në OPEC ka theksuar pamundësinë e prodhuesve për të mbuluar mangësitë e tregut të naftës dhe ka thënë se Amerika nuk mundet dot të realizojë objektivin e saj për të çuar në 0 kuotën e shitjes së naftës iraniane. Ai në një intervistë për agjencinë Reuters të lajmeve ka thënë: Amerika për të çuar në 0 kuotën e shitjes së naftës iraniane është përballur me vështirësi pasi tregu i naftës dhe prodhuesit e saj që janë rivalë të Iranit, nuk kanë kapacitetin e duhur për të plotësuar mungesat e naftës në treg për shkak të ndërprerjes së eksportit të naftës iraniane. Presidenti amerikan Donald Trump, më 8 maj, pasi ka ripërsëritur akuzat e tij boshe dhe të pabaza kundër Iranit, shpalli tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit. Amerika pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, partnerëve të saj u kërkoi të vendosin sanksione ndaj Iranit dhe të çojnë në 0 kuotën e importit të naftës nga Irani. Në kohën kur kanë mbetur vetëm 2 muaj nga 5 nëntori data e vendosjes së seksioneve naftore kundër Iranit, kanë lindur shqetësime të shumta për mundësinë e rritjes së çmimit të naftës në tregun botëror. Çmimi i një fuçi nafte, javën e kaluar ka kaluar kuotën e 80 dollarëve që është niveli më i lartë i naftës që nga muaji Maj. Sipas raporteve të shumta, aktualisht në asnjë vend prodhues nuk ka tepricë nafte për prodhim. Qeveria amerikane më 20 gusht ka deklaruar se do të shesë 11 milion fuçi naftë nga rezervat emergjente të saj për të parandaluar rritjen e çmimit të naftës për shkak të politikave të saj të sanksioneve kundër Iranit. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, ka parashikuar se në fund të vitit 2018 d.m.th. në kohën kur Amerika do të vendosë sanksione të njëanshme kundër naftës së Iranit, tregu i naftës do të përballet me një tufan të vërtetë. Rick Perry sekretari amerikan i energjisë ditën e premte në një intervistë për agjencinë Reuters ka shpresuar se Arabia Saudite dhe Kuvajti të zgjidhin sa më shpejt mosmarrëveshjet e tyre kufitare dhe që të dy vendet të rinisin shfrytëzimin e fushave të përbashkëta të naftës. Amerika po mundohet të arrijë objektivin e saj për të vendosur sanksione kundër naftës së Iranit mirëpo në këtë mes ekzistojnë dy faktorë të rëndësishëm që janë kapaciteti prodhues dhe reagimi i blerësve të naftës, që për momentin asnjëri prej tyre nuk është në favor të Amerikës. Përveç kësaj Amerika ka dyshime të shumta lidhur me ndjekjen e veprimeve të saj nga Shoqëria Ndërkombëtare. Kjo është në kohën kur vendet marrin parasysh interesat e tyre kombëtare ndërsa tregu i naftës është një treg tepër i ndërlikuar ku tek ai ndikojnë faktorët e ndryshëm politikë dhe ekonomikë.