Ambasadori i Iranit në Sarajevë thekson zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike
Ambasadori i Irani në Bosnjë dhe Hercegovinë ka kërkuar zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Mahmud Hejdari, ambasadori i Iranit në Sarajevë, gjatë vizitës që bëri në panairin e aftësive ekonomike dhe industriale në qytetin Bihaç të Bosnjës dhe Hercegovinës, deklaroi: "Kompanitë iraniane janë të interesuara që të eksportojnë prodhimet e tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe mirëpresin bashkëpunimin me kompanitë e Bosnjë dhe Hercegovinës". Ambasadori iranian në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë këtij panairi është takuar edhe me Nihat Shushnjar, kryetarin e dhomës tregtare të kantonit Unasana, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimet ekonomike mes tregtarëve dhe prodhuesve boshnjakë dhe iranianë. Hejdari në këtë takim deklaroi: "Irani është një vend i madh me popullsi mbi 80 milionë banorë dhe ka potenciale të mëdha ekonomike. Irani ka pozitë strategjike dhe kryqëzon rrugën me vendet e Azisë Qendrore dhe vendet e Gjirit Persik".