Salehi merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të energjisë atomike në Vjenë
Sot në Vjenë mbahet takimi i 62-të ndërkombëtar i konferencës vjetore të ANEA. Irani në këtë konferencë përfaqësohet nga Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI.
Përgjegjësia kryesore e ANEA është mbrojtja e së drejtës së vendeve anëtare për shfrytëzimin paqësor të energjisë atomike. Në këtë kuadër marrëveshja bërthamore ka krijuar një mundësi si për diplomacinë ashtu edhe për ANEA që nga njëra anë të garantojnë të drejtat e kombit iranian dhe nga ana tjetër të krijojnë besim mbi karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit, i cili vazhdon aktivitetin e tij natyral duke u monitoruar nga ANEA. Megjithatë procesi është i varur nga të dyja palët. Konferenca e Vjenës organizohet në kushtet kur Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA të hënë e kaluar në një fjalim të mbajtur në KG të ANEA, edhe një herë ka theksuar se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Drejtori i përgjithshëm i ANEA gjithashtu ka falënderuar Iranin për vetëpërmbajtjen e treguar ndaj tërheqjes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Kjo tërheqje nënkupton se nga njëra anë ndodhet pala iraniane e cila ka zbatuar të gjitha zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ndërkohë që pala tjetër e përbërë nga ANEA dhe nga nënshkruesit e marrëveshjes akoma kanë distancë të largët nga zbatimi i plotë i zotimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore. Amerika nga ana e saj zyrtarisht është tërhequr nga marrëveshja bërthamore ka rivendosur sanksione kundër Iranit me gjithë raportet e ANEA. Kjo sjellje e Uashingtonit tregon se Amerika me sabotimet e saj është bërë shkak për uljen e kredibilitetit të ANEA, e cila është organi i vetëm përgjegjës për zbatimin e zotimeve nga ana e anëtarëve të saj. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vizitën e tij të fundit në Vjenë dhe gjatë takimit me Jokia Amano, drejtor i përgjithshëm i ANEA, ka thënë: Në këto kushte palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore duhet të bëjnë qëndresë përballë këtij vendi dhe të rikuperojnë dëmet e shkaktuara nga moszbatimi i zotimeve nga disa faktorë. Presidenti Hasan Ruhani tha se tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, e ka nxjerrë këtë marrëveshje nga baraspesha dhe shtoi: Niveli i bashkëpunimit me ANEA është një temë për të cilën Teherani do të marrë vendim. Eksperienca ka treguar se ANEA sa herë që ka ndjekur vendimet politike të Amerikës dhe të disa vendeve të tjera, ajo është larguar dhe distancuar nga përgjegjësitë e saj. Nuzar Shafii zëdhënës i komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtëm në parlamentin e nëntë të Iranit dhe ekspert i çështjeve të politikave të jashtme ka thënë se veprimtaria e ANEA kundrejt dosjes së Iranit gjatë viteve të fundit ka qenë më shumë politike sesa teknike. Veprimtaria e kësaj agjencie dhe raportet e nxjerra prej saj lidhur me programin bërthamor të Iranit, tregojnë këndvështrimin politike të këtij organi ndërkombëtar pasi pajisjet dhe qendrat atomike të Iranit janë po ato pajisje dhe qendra që kanë qenë përpara nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore. Megjithëse këto pajisje janë të njëjta, ANEA ka nxjerrë raporte në anën pozitive. Nga ANEA pritet që ajo jo vetëm kundrejt Iranit por kundrejt të gjithë anëtarëve të saj të veprojë në formë të paanshme dhe ajo të japë përgjigje për raste si posedimi i 200 kokave bërthamore nga ana e regjimit të Izraelit.