Ekipi Peresepolis i Iranit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Azisë
Ekipi iranian i futbollit Persepolis, ka kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Azisë.
Në ndeshjen e zhvilluar dje në Teheran, ekipi iranian Persepolis fitoi përballë ekipit Dahil të Katarit me rezultatin 3 me 1 dhe në total me rezultatin 3 me 2 u kualifikua për gjysmëfinalen e ligës së kampionëve të Azisë. Në këtë ndeshje për ekipin Persepolis, golat u shënuan nga Sejed Xhelal Huseini, Sulltan Berik dhe Gudvin Mansha ndërsa për ekipin Dahil goli u shënua nga Karim Bu Dhiaf. Ndërsa ekipi tjetër iranian Esteghlal në ndeshjen e zhvilluar në Teheran humbi përballë ekipit Sad me rezultatin 3 me 1 ndërsa në ndeshjen e kthimit barazoi me rezultatin 2 me 2. Ndeshjet për ligën e kampionëve të Azisë do të vazhdojë deri më 19 shtator ku do të përcaktohet fati i tre skuadrave të tjera që do të kalojnë në gjysmëfinale.