Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të RII dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81260-bisedë_telefonike_e_ministrave_të_jashtëm_të_rii_dhe_turqisë
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë Mohamed Xhevad Zarif dhe Mevlut Cavusoglu në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi dispozitat e marrëveshjes së Idlibit, të arritur në negociatat e mbajtura në Ankara, Teheran dhe Soçi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të RII dhe Turqisë

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë Mohamed Xhevad Zarif dhe Mevlut Cavusoglu në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi dispozitat e marrëveshjes së Idlibit, të arritur në negociatat e mbajtura në Ankara, Teheran dhe Soçi.

Sipas Departamentit të Mediave të Ministrisë së jashtme të RII të martën, të dy ministrat diskutuan përmes telefonit mbi këtë çështje. Të dy palët gjithashtu ranë dakord të ndjekin dispozitat e marrëveshjes në sesionin e ardhshëm të takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në Nju Jork. Ndërkaq sot, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur marrëveshjen mes Turqisë dhe Rusisë që u arrit në takimin Putin-Erdogan në Soçi dhe deklaroi se takimi i presidentëve të Rusisë dhe Turqisë dhe deklarimi i marrëveshjes së arritur për mënyrën e zgjidhjes së çështjes së Idlibit në Siri, konsiderohet një hap themelor në zhdukjen e mbetjeve të terroristëve në Siri.