Ngushëllime për Tasuanë Huseiniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81269-ngushëllime_për_tasuanë_huseiniane
Në natën e Tasuas husejniane, i gjithë Irani islamik është zhytur në zi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 19, 2018 10:04 Europe/Tirane
  • Ngushëllime për Tasuanë Huseiniane

Në natën e Tasuas husejniane, i gjithë Irani islamik është zhytur në zi.

Sot, e mërkurë 9 Muharrem 1440 h.k. që përkon me 19 shtatorin 2018, është dita e Tasuas husejniane. Zi mbajtësit husejnianë në mbarë Iranin  gjatë ditës së sotme, mblidhen në qendrat kryesore fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad, ku organizojnë ceremoni të ndryshme fetare, duke mbajtur zi për martirizimin e hz. Abas Ali, vëllait të dashur të Imam Husejnit as, imami i tretë i myslimanëve shiitë të botës. Myslimanët shiitë në mbarë botën gjatë Tasuas dhe Ashurasë husejniane, organizojnë ceremoni zie duke shprehur dashurinë dhe besnikërinë e tyre ndaj prijësit të dëshmorëve Imam Husejnit (as) dhe shokëve të tij besnikë. Me kalimin e shekujve, tragjedia e Qerbelasë dhe martirizimi i Imam Husejnit (as) dhe i shokëve të tij besnikë, jo vetëm që nuk është harruar dhe nuk ka humbur rëndësinë, por mesazhi i Ashurasë është bërë më i gjerë dhe më aktual se kurrë. Dita e dhjetë e muajit Muharrem, është përvjetori i martirizimit të Imam Husejnit  (as), i cili u martirizua në Qerbela në vitin 61 h.k. Me rastin e Tasuas dhe Ashurasë husejniane, RTV i RII u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.