Ali’reza Xhahangiri: Zbatimi i balancuar i marrëveshjes bërthamore, kërkesë e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81272-ali’reza_xhahangiri_zbatimi_i_balancuar_i_marrëveshjes_bërthamore_kërkesë_e_iranit
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, ka thënë se Irani ka zbatuar zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe pret zbatimin e balancuar të kësaj marrëveshjeje dhe nga pala tjetër pret zbatimin e propozimeve të tyre ekonomike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2018 05:35 Europe/Tirane
  • Ali’reza Xhahangiri: Zbatimi i balancuar i marrëveshjes bërthamore, kërkesë e Iranit

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, ka thënë se Irani ka zbatuar zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe pret zbatimin e balancuar të kësaj marrëveshjeje dhe nga pala tjetër pret zbatimin e propozimeve të tyre ekonomike.

Ali’reza Xhahangiri, ambasador dhe përfaqësues i Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, në një intervistë për shtyp ka thënë: Zbatimi i të gjitha pikave të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit tregon se Republikës Islamike të Iranit respekton zotimet e saj ndërkombëtare dhe se është një faktor i besueshëm që zbaton zotimet dhe angazhimet e tij në marrëveshjet e nënshkruara. Xhahangiri ndër të tjera shtoi se kjo është e kundërta e qëndrimit të Donald Trump, presidentit amerikan, i cili tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore dhe ka shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare me qëllimin që të dobësojë shumë organe dhe traktate ndërkombëtare. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike në  Hagë, rikujtoi se ANEA në raportin e 12 të saj radhazi ka konfirmuar respektimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shpresoi se Evropa do të zbatojë në praktikë propozimet e saj kundrejt Iranit për bashkëpunim ekonomik, garantimin e shitjes së naftës dhe garantimin e shkëmbimeve bankare.