Sot organizohet Ashurja e imam Huseinit (as)
(last modified Thu, 20 Sep 2018 06:16:31 GMT )
Shtator 20, 2018 08:16 Europe/Tirane
  • Sot organizohet Ashurja e imam Huseinit (as)

Sot më 29 Shahriver që përkon me 10 Muharrem 1440 h.k dhe me 20 shtatorit e vitit 2018, është dita e Ashurasë husejniane.

10 Muharremi sipas kalendarit hixhri kameri është përvjetori i martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë të botës. Dita e Ashurasë për besimtarët myslimanë është përvjetori i kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) që ndodhi në vitin 61 hixhri kameri ku Imam Husejni (a.s.) së bashku me 72 shokët e tij besnikë u martirizuan nga ushtria e Jezidit. Besimtarët myslimanë në Iranin Islamik në ditën e Ashurasë duke marrë pjesë në ceremonitë e organizuara në xhami dhe në vendet e tjera fetare, mbajnë zi për martirizimin e Imam Husejnit (a.s.). Qëllimi i kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) ishte korrigjimi i shtrembërimeve që ishin bërë në fenë Islam, prandaj me këtë rast këndohen lutje dhe organizohet ceremonia e faljes së namazit të drekës me pjesëmarrjen e miliona besimtarëve. RTV i RII me rastin e ditës së martirizimit të Imam Husejnit (as), u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.

Tags