Zimbajtësit e Imam Husejnit (a.s.) falin namazin e drekës së Ashurasë
Zimbajtësit e Imam Husejnit (a.s.) në të gjithë Iranin Islamik duke përkujtuar Imam Husejnin (a.s.), kanë marrë pjesë në ceremonitë e namazit të drekës së Ashurasë.
Zimbajtësit e Imam Husejnit (a.s.) në grupe të ndryshme në qytete dhe fshatra të ndryshme në të gjithë Iranin Islamik që nga orët e para të mëngjesit kanë marrë pjesë në ceremonitë e ndryshme të zimbajtjes në ditën e Ashurasë. Zimbajtësit gjatë këtyre ceremonive në forma të ndryshme tradicionale kanë kujtuar Imam Husejnin (a.s.) dhe kanë vajtuar për martirët e rënë në fushën e Qerbelasë. Sot, e enjte është dita e dhjetë e muajit Muharrem të vitit 1440 hixhri kameri që përkon me 20 shtator 2018, është dita e Ashurasë Husejnite. Ditën e dhjetë të muajit Muharrem të vitit 61 hixhri kameri, Imam Husejni (a.s.) u martirizua në fushën e Qerbelasë nga ushtria e pushtetit Emevit.