Përfaqësuesi i Iranit në OPEC: Irani do të vazhdojë të prodhojë naftë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81399-përfaqësuesi_i_iranit_në_opec_irani_do_të_vazhdojë_të_prodhojë_naftë
I dërguari i Iranit në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha se Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të prodhojë naftë pavarësisht sanksioneve të SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2018 16:52 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Iranit në OPEC: Irani do të vazhdojë të prodhojë naftë

I dërguari i Iranit në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha se Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të prodhojë naftë pavarësisht sanksioneve të SHBA.

Duke folur në margjinat e Komitetit të Përbashkët Monitorues të Ministrisë (OPMN) të OPEC në kryeqytetin algjerian,  Husein Kazimpur Ardebili tha: "Ne mirëpresim bashkëpunimin e të gjitha vendeve dhe qëllimi i pranisë sonë është bashkëpunimi në kushtet e tregut". Duke iu referuar qëndrimit të Presidentit të SHBA Donald Trump në lidhje me tregun e naftës dhe OPEC, zyrtari iranian tha se Trump ndërhyn me vrazhdësi në punët e Organizatës dhe synon të marrë shpërblim nga disa shtete anëtare. "Trump pretendon se këto vende janë subjekt i kërcënimeve, ndërsa askush nuk është nën kërcënim në këtë rajon," tha Kazempur Ardebili. Përfaqësues nga 24 vende, përfshirë Iranin, janë të pranishëm në sesionin e Komitetit, i cili kryesohet nga Arabia Saudite.