Eragçi: Amerika është palë e pabesueshme për negociata
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se parimi kryesor i dialogut dhe negociatave është respektimi i njëri-tjetrit, mirëpo një qeveri e cila nuk zbaton akordet e mëparshme është një faktor i pabesueshëm për bisedime dhe negociata.
Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet ndërkombëtar , pasi përmendi fjalimin e presidentit Hasan Ruhani në sesionin e sivjetshëm të AP të OKB tha: Duke pasur parasysh politikat e qeverisë amerikane dhe problemet që ka krijuar ky vend për Bashkësinë Botërore, vihet re një lloj njëanshmërie në arenë ndërkombëtare dhe kjo është në kohën kur autoritetet e vendeve të tjera mbështesin multilaterizmin në negociata dhe bashkëveprime botërore. Amerika sado që të jetë e fuqishme ajo nuk ka të drejtë të dobësojë organet ndërkombëtare dhe të ndërmarra hapa të njëanshme, ka thënë në fjalën e tij Abas Eragçi. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi organizimin e takimit të KS të OKB të kryesuar nga presidenti amerikan dhe tha: Një vend që është anëtar i përhershëm i KS të OKB dhe që shkel rezultat e kësaj organizate si rezoluta 2231 e KS të OKB, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë një palë biseduese dhe për negociata. Eragçi tha se vendet evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore në takimin e KS të OKB do të mbështesin marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare dhe shtoi: Rrjedha e takimit të KS të OKB do të jetë e kundërta e dëshirës dhe kërkesës së Donald Trump president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.