Ajetollah Khamenei: Mesazhin e pathyeshmërisë së kombit iranian ta përcjellim në botë
Lideri suprem i revolucionit islamik ka thënë se me një lëvizje të madhe me shkrimin dhe përkthimin e librave dhe me anë të veprave artistike dhe filmave kushtuar mbrojtjes së lavdishme duhet përcjellë mesazhi i pathyeshmërisë së kombit iranian.
Ajetollah Khamenei në një takim me komandantët, ushtarët, veteranët dhe artistët, nderoi luftëtarët e mbrojtjes së lavdishme dhe familjet e tyre i quajti pasuri dhe kapital i kombit iranian. Në vazhdim të fjalës së tij lideri suprem theksoi: Me anë të shkrimit dhe përkthimit të librave dhe me anë të veprave artistike dhe filmave kushtuar mbrojtjes së lavdishme, botës i duhet përcjellë mesazhi i frymës së besimit, sakrificës dhe i së pathyeshme të kombit iranian. Ndër të tjera lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei shtoi: Në kohën kur sot është përhapur një propagandë e gjerë me akuzat për armë kimike, janë pikërisht ato vende perëndimore që në luftën e imponuar kanë ndihmuar regjimin e Sadamit me armë kimike që janë përdorur për të sulmuar civilët si sulmi në qytetin Sardasht. Në atë periudhë Irani ishte i sanksionuar jo vetëm nga aspekti ekonomik dhe politik por edhe nga aspekti propagandistik dhe zëri i kombi iranian nuk dëgjohej pasi mediat e botës të sunduara nga sionistët kanë bërë një propagandë të gjerë kundër kombit iranian. Lideri suprem i revolucionit islamik përmendi ndihmë me armatime të Francës dhe Gjermanisë për regjimin e Sadamit dhe shtoi: Përse populli francez dhe ai gjerman nuk duhet ta mësojnë se çfarë kanë bërë qeveritë e tyre në 8 vitet e luftës së imponuar kundër popullit iranian? Bota sot nuk e sheh në formë të qartë padrejtësinë që i është bërë kombit iranian. Ashtu siç përpjekjet e armikut në vigjilje të revolucionit dhe gjatë periudhës së mbrojtjes së lavdishme dështuan për të çrrënjosur fidanin e revolucionit dhe armiku u detyrua të tërhiqet edhe sot planet e tij do të dështojnë me mbështetjen tek Zoti dhe me vullnet të plotë.