Bashkëpunimi i shtatë Bankave Qendrore Evropiane me Iranin
Duke ju referuar përpjekjeve të BE-së për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, ministri i jashtëm iranian ka thënë se deri tani, shtatë banka qendrore evropiane kanë rënë dakord të krijojnë një zgjidhje të veçantë financiare për marrëdhëniet financiare me Iranin.
Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII në Nju Jork në lidhje me veprimet e G 4+1 (Gjermania, Franca, Britania, Kina dhe Rusia) për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, ka thënë: Kjo zgjidhje e veçantë financiare nuk është specifike për Evropën, por për shtetet dhe kompanitë e tjera që kanë ndërveprime financiare me Iranin, në mënyrë që ata të depozitojnë para në këtë llogari dhe të zbresin kostot e eksportit nga kjo llogari. Zarif ka shtuar: Kjo është një strategji e dobishme për institucionet financiare që punojnë më shumë me dollarin për të mbrojtur presionin dhe sanksionet e Amerikës. Donald Trump më 8 Maj 2018 njoftoi tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve kundër Iranit, ndërsa Britania, Franca, Rusia, Kina Gjermania dhe BE si palë të marrëveshjes bërthamore, kanë theksuar se do të mbështetin këtë marrëveshje bërthamore.