Erakçi: SHBA e sfiduan OKB-në duke braktisur marrëveshjen e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81541-erakçi_shba_e_sfiduan_okb_në_duke_braktisur_marrëveshjen_e_iranit
Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare që u shkel nga tërheqja e SHBA, tha zëvendësministri i jashtëm i Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2018 17:24 Europe/Tirane
  • Erakçi: SHBA e sfiduan OKB-në duke braktisur marrëveshjen e Iranit

Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare që u shkel nga tërheqja e SHBA, tha zëvendësministri i jashtëm i Iranit.

"Marrëveshja bërthamore nuk është midis Iranit dhe SHBA-ve, nuk është as midis Iranit dhe të ashtuquajturit G 5 + 1, ose sot 4 + 1. Kjo është në fakt një marrëveshje që i takon të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, sepse ajo mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe aktualisht është e integruar në Rezolutën 223 të Këshillit të Sigurimit", tha Abas Erakci.  "Në këtë kuptim i takon të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe për këtë arsye sjell angazhim dhe detyrim për të gjithë anëtarët për të mbështetur marrëveshjen bërthamore dhe të përpiqen të zbatojnë ose lehtësojnë zbatimin e saj në mirëbesim dhe në një atmosferë konstruktive". Kur SHBA u tërhoq nga marrëveshja, ajo në fakt shkeli rezolutën e Këshillit të Sigurimit, tha z. Erakci. Duke komentuar përpjekjet anti-iraniane të zyrtarëve amerikanë dhe aleatëve të tyre sionistë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Erakci tha: "Ka shumë retorikë dhe jemi mësuar me atë retorikë, nuk është diçka e re".