Zarif: Politika e Amerikës ndaj Iranit jep rezultat të kundërt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81555-zarif_politika_e_amerikës_ndaj_iranit_jep_rezultat_të_kundërt
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e pamatur e presidentit të Amerikës ndaj Iranit, do të ketë pasoja negative në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 29, 2018 11:26 Europe/Tirane
  • Zarif: Politika e Amerikës ndaj Iranit jep rezultat të kundërt

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e pamatur e presidentit të Amerikës ndaj Iranit, do të ketë pasoja negative në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, në një intervistë me faqen informative Al-Monitor, e cila u publikua ditën e shtunë, vur në dukje veprimet anti-iraniane të Donald Trump, presidentit të SHBA, dhe theksoi: "Politikat e administratës aktuale të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme të cilat në masë të madhe janë përqendruar në ndjeshmërinë e tyre në lidhje me Iranin, ashtu siç kanë dhënë rezultat të kundërt në Liban, Siri dhe Irak, do të japin rezultat të kundër përsëri edhe në vendet e tjera".

Z. Zarif gjithashtu në lidhje me ofertën e amerikanëve për negociata me Iranin, shtoi: "Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka dobësuar çfarëdo lloj mundësi për arritjen e një marrëveshje të re, sepse nuk ekziston kurrfarë garancie për zbatimin e ndonjë marrëveshje tjetër".

Ministri i jashtëm iranian u shpreh i kënaqur me përpjekjet e Bashkimit Evropian për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: "Mekanizmi i ri financiar i propozuar nga Bashkimi Evropian deri në një farë mase mund ta ndihmojë Iranin për t'u përballur me sanksionet e Amerikës".

Vlen të theksohet se Bashkimi Evropian së fundi ka paraqitur një mekanizëm të ri financiar për të parandaluar ndikimin e sanksioneve të Amerikës mbi kompanitë të cilat janë të interesuara për vazhdimin e marrëdhënieve tregtare me Iranin.