Intervista e Zarif me kanalin CBS
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81574-intervista_e_zarif_me_kanalin_cbs
Ministri jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë me kanalin televiziv amerikan CBS pretendimet e kryeministrit të regjimit sionist mbi ekzistencën e një depoje të fshehtë në afërsi të Teheranit i ka quajtur të pabaza dhe false dhe shtoi se Beniamin Netanjahu prej vitit 1992 e deri më sot vazhdimisht akuzon Iranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 30, 2018 07:00 Europe/Tirane
  • Intervista e Zarif me kanalin CBS

Ministri jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë me kanalin televiziv amerikan CBS pretendimet e kryeministrit të regjimit sionist mbi ekzistencën e një depoje të fshehtë në afërsi të Teheranit i ka quajtur të pabaza dhe false dhe shtoi se Beniamin Netanjahu prej vitit 1992 e deri më sot vazhdimisht akuzon Iranin.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se ANERA deri më sot ka nxjerrë 12 raporte që konfirmojnë karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit dhe tha se pretendimet e Netanjahut janë analizuar më herët nga ANEA dhe janë hedhur poshtë prej kësaj agjencie. Ditën e enjte, kryeministri i regjimit sionist, në propagandën më të re kundër Republikës Islamike të Iranit, tregoi disa foto në AP të OKB ku pretendoi për ekzistencën e një depoje të fshehtë në afërsi të Teheranit. kryeministri i regjimit sionist pa përmendur depozitimin e bombave bërthamore nga ana e Izraelit, ka pretenduar se irani në këtë depo ndjek një program të fshehtë për prodhimin e bombës atomike. Netanjahu tha se Izraeli informacionet mbi këtë depo ia ka dorëzuar ANEA dhe ka kritikuar qëndrimet e agjencisë e cila është shprehur se nuk është në dijeni të këtyre pretendimeve. 6 vjet më parë Netanjahu në sesionin e radhës të AP të OKB duke treguar një pikturë ka pretenduar se irani po i afrohet vijës së kuqe të prodhimit të bombës atomike. ANEA deri më tani ka nxjerrë 12 raporte ku konfirmon karakterin paqësor të programit bërthamore të Iranit.