Autorja e librit "Farangis" takohet me Liderin suprem të Revolucionit islamik
Farangis Hejdarpur (transmetuesja e librit Farangis) dhe Mahnaz Fatahi (autorja e librit), u takuan të dielën me Liderin suprem të Revolucionit islamik.
Ky takim u zhvillua pas organizimit të ceremonisë së shtatë të Mbrojtjes së letërsisë së Xhihadit dhe Rezistencës në të cilën u botua komentimi i Ajetollah Khamenei mbi librin "Farangis". Ceremonia e shtatë e Mbrojtjes së letërsisë së Xhihadit dhe Rezistencës u mbajt sot në mëngjes nga Instituti i kërkimeve kulturore të Revolcuionit Islamik. Libri "Farangis" përfshin kujtimet e Farangis Hejdarpur, e lindur në 1962 në fshatin Oazin. Ajo mbrojti banorët e këtij fshati ndaj sulmeve të ushtarëve të regjimit irakian Baath. Në vitin 1980 pa sulmeve të Irakut ndaj fshatit Oazin, populli i këtij fshati ikte në luginat përreth. Farangis në atë kohë ishte 18 vjeç kur kthehej së bashku me të atin dhe vëllain e saj në fshat për të marr ushqim, por gjatë rrugës babai dhe vëllai i Farangis u martirizuan në përleshje me ushtarët irakianë dhe Farangis luftoi kundër dy ushtarëve irakianë pa pasur ndonjë pushkë por me sëpatën e babait të saj, ku njërin ushtar e vret ndërsa tjetrin e zë rob dhe e dorëzon në bazën e ushtrisë iraniane. Gjithashtu, Lideri Suprem iu referua kësaj gruaje të madhe gjatë udhëtimit të tij në Kermanshah dhe theksoi regjistrimin e kujtimeve të saj.