Negociatori i lartë i Ansarullah të Jemenit takohet me Xhabir Ansari
Zëdhënësi dhe negociatori i lartë i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ditën e hënë u takua dhe bisedoi me asistentin e lartë të ministrit të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Abdusalam, zëdhënësi dhe negociatori i lartë i lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe Husejn Xhaberi Ansari, asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit, në këtë takim kanë biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në procesin e negociatave për paqe në Jemen dhe kanë shqyrtuar rrugët për lehtësimin e këtij procesi të negociatave si dhe mundësitë për të ndihmuar popullin e Jemenit për t’i dhënë fund luftës kundër popullit të Jemenit. Irani dhe katër vendet evropiane Italia, Gjermania, Franca dhe Anglia deri më tani kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh në Munih dhe Romë në lidhje me krizën në Jemen.