Irani merr pjesë në rindërtimin e centraleve të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81651-irani_merr_pjesë_në_rindërtimin_e_centraleve_të_sirisë
Ministri i energjisë së Iranit ka njoftuar për pjesëmarrjen e kompanive iraniane në ndërtimin e centraleve të Sirisë për prodhimin e energjisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2018 13:06 Europe/Tirane
  • Irani merr pjesë në rindërtimin e centraleve të Sirisë

Ministri i energjisë së Iranit ka njoftuar për pjesëmarrjen e kompanive iraniane në ndërtimin e centraleve të Sirisë për prodhimin e energjisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Reza Ardekani, ministri i energjisë së Iranit, të martën gjatë takimit me Muhamed Zuhejr Kharbutla, ministri i energjisë së Sirisë, ku u nënshkruar edhe marrëveshja për ndërtimin e centralit të ciklit komponues në Latakia, ka thënë se deri më tani kompania iraniane "MEPNA" ka ndërtuar centrale për prodhimin e 900 megawat energji në Siri. Kompania iraniane për meremetimin e centraleve të energjisë është një kompani tjetër nga Irani e cila ka vendosur që të bashkëpunojë në ndërtimin e meremetimin e centraleve të energjisë elektrike në Siri.  

Ministri i energjisë së Iranit shtoi se përveç centraleve që është vendosur të ndërtohen në Latakia, janë finalizuar edhe përgatitjet e kontratës për ndërtimin e një centrali 125 megawat me gaz në qytetin Alepo.