Irani thotë se është në gjendje të mposhtë komplotet e SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81656-irani_thotë_se_është_në_gjendje_të_mposhtë_komplotet_e_shba
Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit të martën tha se vendi është në gjendje të pengojë komplotet e SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2018 17:23 Europe/Tirane
  • Irani thotë se është në gjendje të mposhtë komplotet e SHBA

Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit të martën tha se vendi është në gjendje të pengojë komplotet e SHBA.

Irani do të nxjerrë në pah komplotet e qeverisë aktuale amerikane në fushën e ekonomisë, tha të martën Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit z. Ali Shamkhani. Ai vuri në dukje se Irani ka kapacitetin për të ndryshuar kërcënimet në mundësi në fusha të ndryshme të politikës, ekonomisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Zyrtari iranian tha se Irani po përballet me një luftë ekonomike në shkallë të gjerë të imponuar nga SHBA. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka filluar presionet mbi Iranin dhe më 8 maj njoftoi se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe do të imponojë sanksione bërthamore kundër RII. Kjo është ndërsa shumica e fuqive botërore, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur që mbajtja e marrëveshjes bërthamore është në interes të paqes dhe sigurisë botërore. Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë kombëtare të Iranit, theksoi se tërheqja e partnerëve tradicionalë nga SHBA konfirmon faktin se Trump është izoluar politikisht vendin e tij duke miratuar politika të padobishme.