Irani i kërkon Francës të lirojë diplomatin iranian
Irani të martën i kërkoi Francës të lirojë diplomatin e iranian dhe paralajmëroi Parisin kundër atyre që qëndrojnë prapa perdeve, që përpiqen të shkatërrojnë marrëdhëniet e gjata midis dy vendeve.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Behram Kasemi, në reagim ndaj akuzave të bëra nga tre ministra francezë kundër një diplomati iranian, tha: " Irani kundërshton fuqishëm arrestimin e një diplomati iranian dhe kërkojmë urgjentisht lirimin e tij". Tre ministrat francezë në një deklaratë kishin ngritur akuza të padrejta dhe të kota kundër një diplomati iranian se ai ishte akuzuar dhe arrestuar për përfshirje në një operacion sabotimi në një tubim të një grupi terrorist në Paris. E gjithë historia është një komplot dhe një skenar që synon shkatërrimin e marrëdhënieve të mira dhe të zhvilluara midis Iranit dhe Evropës, tha Kasemi, i cili është në përputhje me qëllimet e SHBA dhe regjimit sionist dhe i zbatuar nga një grup terrorist dhe jopopullor që është i vendosur në Francë. Duke iu referuar politikës parimore të Iranit në dënimin e çdo akti terrorist, zëdhënësi i MPJI tha: "Duke pasur parasysh dëshmitë ekzistuese, roli i palëve armiqësore, keqbërësve dhe elementëve destruktivë në hartimin e një skenari aq qesharak është evident". Kasemi tha se Irani "u kërkon zyrtarëve francezë të ndjekin një qasje realiste ndaj Teheranit dhe paralajmëroi edhe një herë kundër duarve të keqbërësve që po përpiqen të shkatërrojnë marrëdhëniet e gjata midis Iranit dhe Francës, si dhe vendeve të tjera evropiane".