Ruhani: Vendimi i GJND fitore e madhe për popullin iranian
(last modified Thu, 04 Oct 2018 06:57:25 GMT )
Tetor 04, 2018 08:57 Europe/Tirane
  • Ruhani: Vendimi i GJND fitore e madhe për popullin iranian

Presidenti Hasan Ruhani tha të mërkurën në mbrëmje se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në favor të Iranit është një fitore e madhe për popullin iranian, edhe pse SHBA mund ta injorojë atë.

Ruhani e ka quajtur vendimin e GJND-së si një fitore, ndërsa ka shtuar se Irani ka arritur të komprometojë SHBA në një institucion ndërkombëtar. "Unë hyra në zgjedhjet presidenciale në vitin 2013 për të nxjerrë vendin nga bllokimi sepse në atë kohë ata e kishin angazhuar Iranin jo vetëm me SHBA por edhe me Europën, vendet e tjera dhe me Këshillin e Sigurimit të OKB-së nën pretekste boshe", tha ai. Një qëndrim i mençur nga qeveria shpëtoi Iranin nga një kërcënim i madh, tha ai. "Qeveria ka patur një performancë të suksesshme gjatë pesë viteve të fundit, pasi ajo kishte një prezencë të suksesshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila u shndërrua në një skenë konfrontimi midis Iranit dhe SHBA-së, dhe askush nuk mund të konsiderojë triumfin e SHBA-së në këtë fushë", tha Ruhani. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë duke konfirmuar autoritetin e saj për të shqyrtuar padinë e Iranin kundër Amerikës, ka obliguar Uashingtonin për anulimin e kufizimeve humanitare dhe të aviacionit civil të Iranit deri në lëshimin e verdiktit përfundimtar.

 

Tags