Reagimi i Iranit ndaj akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
(last modified Thu, 04 Oct 2018 08:13:56 GMT )
Tetor 04, 2018 10:13 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII ka thënë: "Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duhet të jetë më i shqetësuar për politikat e njëanshme dhe të rrezikshme të Shteteve të Bashkuara dhe mungesën e angazhimit të këtij anëtari të NATO-s ndaj detyrimeve të tyre ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të mërkurën se vendet e NATO-s janë të shqetësuara me veprimet destabilizuese të Iranit në rajon dhe se po bashkëpunojnë me komunitetin e inteligjencës për të kundërshtuar këtë sfidë. Behram Kasemi, në përgjigje të deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s kundër Iranit, të mërkurën tha: Irani, i cili është viktima më e madhe e fenomenit të terrorizmit, pavarësisht aleancave anti-terroriste të krijuara nga disa vende dhe partnerët e tyre, ka luajtur rolin më efektiv në dhënien fund të grupeve terroriste, përfshirë ISIS-in në rajon. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shtoi: Ndryshe nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, roli konstruktiv i Iranit në stabilizimin e rajonit të Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme është pranuar nga një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare dhe nëse lufta brutale e Iranit me grupet terroriste nuk do të ndodhte, sot shumë vende dhe qytete evropiane nuk do të kishin sigurinë e nevojshme.

 

Tags